Presidenti Ilir Meta tha se prej kohësh ka nisur puna për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nënvizoi faktin se institucioni i Presidencës ka frymë bashkëpunuese me instancat e tjera.

Deklaratën kreu i shtetit e dha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.

Pyetje: ''Ju keni pasur një takim me kryepalramentarin Ruçi për të ngritur një grup të përbashkët pune për një sërë çështjesh, mes tyre për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kur do të nisë puna nga ky grup i përbashkët?”

Ilir Meta: “Ne kemi nisur punën prej kohësh. Kemi frymë bashkëpunuese me të gjithë institucionet dhe ua kemi bërë të qartë pikave tona të kontaktit''.



ilir_meta

/Ora News.tv/