Meta injoron Ballën: Xhaferllari me CV më të shkëlqyer nga kandidatët

Meta injoron Ballën: Xhaferllari me CV më të shkëlqyer nga

Presidenti, Ilir Meta, nuk ka preferuar t'u përgjigjet akuzave të Taulant Ballës se i gjithë debati për Kushtetuesen u bë për të e zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllarin?

Kreu i Shtetit tha se nuk bën pjesë në rangun e politikanëve të që nuk kanë as moral politik dhe as familjar.

Dekretimin e Xhaferllarit Meta e lidhi me aftësitë e saj të larta profesionale dhe se është diskriminuar politikisht.

Gazetarja: A e shkeli KED procedurën kur ju solli ju lista me katër emra dhe parlamentit lista me tre emra? A është e vërtetë ajo që ka deklaruar Taulant Balla në parlament se të gjithë këtë ju e bëtë për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllarin?

Ilir Meta: Nuk jam këtu për tu marrë me thashetheme të turpshme që u takojnë vetëm politikanëve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti jo  vetëm institucional, jo vetëm politik por as familjar dhe shoqëror. Mos prisni të merrem më gjëra të tilla kurrë. Veprimet e mia kanë qenë terësisht të ligjshme, terësisht të përgjergjshme. Ju përmendët një emër. Është emri me CV më të shkëlqyer nga të gjithë kandidatët të pranuar nga KED. Është një person tërësisht i diskriminuar. Duket qartë se për çfarë arsyesh. Është një person që nga dy persona tërësisht të shfaqur politikisht si anëtarë të KED ka marrë vlerësimin zero. Kjo është arsyeja që jemi këtu, ndërkohë që ka pasur kualifikimet më të larta si sa i takon shkollimit ashtu, eksperiencës administrative dhe vlerësimit të karrierës. Presidenti nuk merret me asnjë individ.


EMISIONET