Meta mesazh për politikën: Të jetë në shërbim të qytetarëve

Meta mesazh për politikën: Të jetë në shërbim

"Me bashkim dhe bashkëpunim e mposhtim ndarjen dhe përçarjen". Ka qenë kjo fjala e Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes, që mblodhi bashkë nunciaturën apostilike në Shqipëri si dhe presidentin Ilir Meta, në aktivitetin “Politika e mirë është në shërbim të paqes.

Presidenti u shpreh se mesazhet e Papa Françeskut janë detyrim kombëtar, duke nënvizuar edhe rëndësinë e dialogut mes qeverisë dhe opozitës në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje.

Ilir Meta: Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t’i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo anasjelltas, duke u kthyer nga ‘shërbëtorë’, në ‘zotër’ të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve. 

Meqenëse jemi në fillim të këtij viti, por edhe të sesionit të ri parlamentar, mbështes plotësisht mesazhin e Imzot Frendos për rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit në interesin më të mirë e kombëtar, jo vetëm midis qeverisë dhe opozitës, por edhe për më shumë dialog kudo, në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje. Vetëm kështu do të kemi më shumë paqe dhe begati për të gjithë.

Ndërkohë, Presidenti i Konferencës Ipeshknore George Fredo kujtoi rëndësinë e politikës në vëndimmarrje për të qenë më afër paqes, ndërsa nuk la pa përmendur aktualitetin në Shqipëri.

George Fredo: Në këto të javë të fundit kemi dëgjuar shumë në kontekst të protestave fjalën dialog. Kush kërkon dialog, kush refuzon dialog. Shumë herë dhe jo vetëm kohëve të fundit në deklaratat tona ne Ipeshkvinjtë kemi theksuar nevojën për dialog.

Shkrimi dhe dërgimi i Porosisë së Paqes ka nisur në vitin 1968 nga Papa Shën Pali VI dhe vijon deri në ditët e sotme për t’i kujtuar të gjithëve rëndësinë e paqes në jetët tona.



EMISIONET