Meta falenderon ish-ministrin socialist për mbështetjen: 2 marsi për të ardhmen e Shqipërisë

Meta falenderon ish-ministrin socialist për mbështetjen: 2 marsi

Presidenti, Ilir Meta, ka falenderuar përmes një postimi në facebook ish- deputetin dhe ish-ministrin socialist, juristin e njohur Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën, Presidenti e siguron se ai vetë ka shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderon Sherifin që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

"Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë" shkruan Meta duke i ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në tubimin e thirrur prej me 2 mars në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzoi sot ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për përfshirje të drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për tu përballur me drejtësinë si ish-ministre.

EMISIONET