Meta e bën këshilltarin të betohet: Shkeljet e Rilindjes për Kushtetuesen do ti çojmë në Bruksel anglisht
"Betohu para popullit shqiptar që po thua të vërtetën". Presidenti ka vijuar me publikimin e materialeve që sipas tij vërtetojnë shkeljen e Kushtetutës në emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.
Këshilltari juridik i Kreut të Shtetit është betuar para opinionit publik se do të tregonte të vërtetën mbi atë çfarë ka ndodhur.
Dervishi: Në këtë emërim Presidenti i kërkoi Kuvendit të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë në mënyrë që të vazhdonte procesin për emërimin e gjyqtarit të tretë nga Presidenti dhe pastaj të katërtin nga Kuvendi.Duke parë që Kuvendi dukej se po e shtynte ose kishte vendosur ta shtynte afatin dhe të shfrytëzonte në maksimum afatin 30 ditor që sipas Dvoranit do të kapërcente afatin e përcaktuar për Presidentin, gjithmonë sipas kreut të KED.
Pas tij Kreu i Shtetit ka paraqitur argumentet, sipas të cilave Presidenti duhet të emëronte anëtarin e dytë të gjykatës Kushtetuese, vetëm pasi parlamenti të votonte emrin që kishte në radhë.
Meta: Shumë shpejt do ta vendosim dhe në Bruksel anglisht.Rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze përmes falsifikimeve dhe manipulimeve anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Afati 30 ditor për Presidentin fillon vetëm kur Kuvendi shprehet.
Duke paraqitur në anë grafike institucionet e shtetit, Meta theksoi se vetëm një ka mbetur pa u kapur nga mazhoranca.
Meta: Seç ka mbetur dhe një dreq belaje në fund fare, është Presidenti dhe kërkojnë t'ja marrin kompetencat kushtetuese me ligje antikushtetuese.
Ndërsa nuk harroi të kujtonte dhe ngjarjet në Rumani.
Meta: Para 32 vitesh kur Rumania përmes revolucionit demokratik i tregoi vendin që meritonte tiranes dhe shushunjës së saj Elenës, në Kukës vareshin dy poetë.
Beteja e Presidentit kundër qeverisë ende nuk ka mbaruar.
Çdo ditë pritet të ketë denoncime deri në datën dy mars kur Kreu i Shtetit ka kërkuar që shqiptarët të bashkohen në bulevard.
Meta: Shqipëria nuk do të bëhet më kurrë as mavi dhe as mavri, do të bëhet kuqezi.