Presidenti Ilir Meta thotë se do ta bëjë shembull kreun e KED, Ardian Dvorani. Kreu i shtetit tha se betejës për Gjykatën Kushtetuese do ti shkojë deri në fund, duke thënë se nuk do të falët njeri.

"Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”- tha Meta i ashpër duke përmendur Ardian Dvoranin. Do shkoj në Bruksel, në Uashington, ku s’do shkoj për t’i shkuar kësaj beteje deri në fund. Dhe në qoftë se ka ndërkombëtarë që e mbrojnë do të hetohen bashkë me të- vijoi Meta", tha Meta në emisionin Open.

"Këtu nuk do të falët njeri, tek Gjykata Kushtetuese nuk ka lojëra. Pikë!", deklaroi i vendosur Ilir Meta.  

/Ora News.tv/