Meta denoncon palaçot ndërkombëtarë: ShBA-të janë si yll, si shpirt

Meta denoncon palaçot ndërkombëtarë: ShBA-të

Presidenti, Ilir Meta, foli me tone të ashpra ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij mbështetën Ramën në bllokimin për dy vjet të Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e tij u bë pas takimit me ish-presidentin Nishani dhe shkarkimit të ish-prokurorit Besnik Muçi nga KPA.

Meta: Gjykatën Kushtetuese të cilën e bllokoi Edi Rama me disa palaço ndërkombëtarë të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin e Shqipërisë sa herë të duan, duke diskritituar rëndë vlerat e shteteve të nderuara që ata përfaqësojnë dhe që ne i adhurojmë aq shumë.

I pyetur nëse në listën e palaçove futet dhe ShBA që sot kërkoi që ngërçi me Kushtetuesen ti shkojë për opinion Venecias ai tha:

Meta: Jo SHBA janë si yll, si shpirt. Me ato e kemi bërë Kushtetutën. Dhe Venecia ka folur qartë që Presidenti nuk mund të bëjë dy emërime njëherazi.Presidenti është në Kushtetutë nuk është në rregulloren e asnjë ambasade.Ua kam bërë të qartë se ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Edi Rama, Agaci, Dvorani.Ndaj i kam ftuar të vinë me ekspertët e tyre, të mos i mbajnë anonim dhe tu tregoj Kushtetutën e Shqipërisë mbi të cilën jam betuar, Kushtetutë që si kryetar parlamenti e kam bërë me 140 vota me SHBA, BE dhe të gjithë.

Në sinkron me këshilltarin e tij për mediat, Tedi Blushi, Meta tha se Amerika është këtu, as në Rrugën e Elbasanit, as në Kavajë, as në Xibrakë.

Meta: Jemi bërë nga halli si fabrikë lajmesh, nuk kemi këtë detyrë, kemi punë më të rëndësishme.



EMISIONET