Meta bën shqiponjën dhe thërret për referendum: Të mbrojmë Republikën

Meta bën shqiponjën dhe thërret për referendum: Të

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur pasditen e sotme përsëriti qëndrimin e tij për referendum. Ai tha se do të kërkojë mbështetjen e popullit shqiptar që përmes referendumit të mbrojë Republikën.

Detyra ime tha kreu i shtetit është të mbroj vendin dhe kushtetutën.

Meta: Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën.

Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore.

Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë.

Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim!

Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë.

Kjo është Detyra ime, për të cilën jam betuar solemnisht dhe me gjithë zemër me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe do ta mbroj, ashtu sikundër dhe jam betuar, deri në fund!

Të mbrojmë sot Kushtetutën dhe përmes saj të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë!

Shqipëria e Para!

Lexo me shume:  Meta reagon pas qëndrimit të DASH: E përshëndes, respektimi i ligjit mbi të gjitha

                             Thirrja e presidentit Meta: Shqiptarët të hapin sytë. Të marrin fatin e tyre në dorë      




EMISIONET