Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po hakmerret politikisht SYRI TV dhe Syri.net.

I ftuar në RTV Ora, Berisha thotë se kontrollet selektive në mjediset e këtij televizioni nga policia tatimore janë bërë me urdhër të Ramës, që sipas tij po tenton të shkatërrojë çdo media që nuk i nënshtrohet.

Beti Njuma: Meqë po flasim për veprimet arbitrare të Kryeministrit, a ka gisht Kryeministri në një mësymje që ka kryer policia tatimore sot pasdite te redaksia e Syri.net?

Sali Berisha: Absolutisht vetëm ai. Nuk e bënte dot kurrë atë inkursion banditesk në një televizioon që ka dy muaj që ka filluar dhe bëri gjithçka që ta bllokonte me AMA. Tani dërgon nipin e Gaz Demit i cili zbaton verbërisht urdhrat dhe është një delinkuent në jetën e tij, prandaj gjen mercenarë si ai për ti dërguar në një studio televizve dhe ushtruar terror. 

Jo vetëm ndaj tij. Më thoshte një portal tjetër, CNA, të njëjtën gjë i kanë bërë. Kanë një psikozë familjare këta. Është problem i madh. Kur e shoqja fton gazetarët dhe thotë po ma helmoni burrin me ato shkrime, ky është fundi i fundit. Gazetarët nuk janë më toksikët në shkrimet e tyre.

 Ata vuajnë shpirtërisht shumë nga ato që shkruhen kundra tyre. Këta familjarisht i janë vërsulur mediave. Po bën çdo gjë që çdo media që nuk i nënshtrohet të shkatërrohet.


/Ora News.tv/