Pavarësisht se po shkëlqen me Liverpool, duke fituar edhe titullin e Ligës së Kampionëve, Sadio Mane e mbylli jashtë podit garën për "Topin e Artë 2019".

Sulmuesi senegalez u pozicionua vetëm i katërti në garën më të rëndësishme për futbollist, duke qëndruar pas Lionel Messit, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

Një pozicion mjaft komod për Mane, ku gjendet për herë të parë kaq afër trofeut të rëndësishëm individual. Por, për Lionel Messin ky pozicion nuk është aspak normal për Mane.

“Është turp të shohësh Mane të përfundojë në vendin e katërt. Por unë mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të zgjedhësh një lojtar të veçantë. Por unë zgjodha Sadio Mane (për çmimin "The Best") sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Mane bëri një vit të shkëlqyeshëm për të gjithë ekipin e Liverpool-it. Prandaj e zgjodha. Përsëris, ka pasur shumë lojtarë shumë të shkëlqyeshëm këtë vit, kështu që zgjedhja ishte e vështirë," tha argjentinasi për "Canal+Sport Africa".

Pas ceremonisë së zhvilluar të hënën e 2 dhjetorit, ku Messi fitoi titullin e gjashtë të "Topit të Artë" në karrierë, Mane u shfaq mjaft optimist, teksa tha se do të tentojë për ta fituar titullin në vitet e ardhshme.


/Ora News.tv/