Revista franceze "France Football" ka zbuluar 30 lojtarët finalistë që do të garojnë për çmimin më të rëndësishëm individual "Topi i Artë" për vitin 2019. Befasia vjen nga fituesi në fuqi, Luka Modric. Kroati që "theu" hegjemoninë e 10 edicioneve të fundit të "Topit të Artë", i fituar respektivisht nga Ronaldo dhe Messi me 5 herë, i mungon kësaj gare, duke e bërë akoma dhe më atraktive.

Portugezi dhe argjentinasi janë sërish kandidat potencial për titullin dhe natyrisht nuk kishin si të mungonin në listën prej 30 emrash. Bashkë me ta, favorit për të ngritur lart titullin është edhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk. Holandezi u pozicionua i dyti në garën për futbollistin më të mirë të vitit sipas FIFA-s, ndërsa nuk mungoi në formacionin e vitit si atë të UEFA-s dhe FIFA-s.

Finalja e humbur në Ligën e Kombeve kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos shihet si minus për të dhe e bën favorit sulmuesin e Juventusit, i cili ka gjetur ritmin me torinezët. Fituesi do të mësohet më 2 dhjetor dhe deri atëherë gjithçka mbetet për tu shijuar.

Për trofeun "Kopa", që është "Topi i Artë" për futbollistët nën 20 vjeç kandidat janë talente si: Joao Felix (Atletico Madrid), Jadon Sancho (Borussia Dortmund),Moise Kean (Everton), Samuel Chukëueze (Villarreal), Kang-in Lee (Valencia), Matthjis De Ligt (Juventus), Vinicius Jr. (Real Madrid), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Matteo Guendouzzi (Arsenal) dhe Andrei Lounine (Real Valladolid).

Trofeu "Yachine", i cili vlerëson portierin më të mirë të vitit do të diskutohet mes Alisson Becker (Liverpool), Manuel Neuer (Bayern Munich), Ederson (Man City), Andre Onana (Ajax), Wojciech Szczesny (Juventus), Jan Oblak (Atletico Madrid), Kepa Arrizabalaga (Chelsea), Samir Handanovic (Inter ), Hugo Lloris (Tottenham) dhe Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona).

Lista e finalistëve në garë për "Topi i Artë" 2019:  

  • Mohamed Salah (Liverpool)
  • Eden Hazard (Real Madrid)
  • Marquinhos (PSG)
  • Raheem Sterling (Man City)
  • Joao Felix (Portugal)

  • Lionel Messi (Barcelona)
  • Riyad Mahrez (Man City)
  • Kevin De Bruyne (Man City)
  • Kalidou Koulibaly (Napoli)
  • Antoine Griezzmann (Barcelona)

  • Virgil van Dijk (Liverpool)
  • Bernardo Silva (Man City)
  • Heung-min Son (Tottenham)
  • Robert Lewandowski (Bayern Munich)
  • Roberto Firmino (Liverpool)

  • Cristiano Ronaldo (Juventus)
  • Alisson Becker (Liverpool)
  • Matthijs de Ligt (Juventus)
  • Karim Benzema (Real Madrid)
  • Georginio Wijnaldum (Liverpool)

  • Trent Alexander-Arnold (Liverpool)
  • Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal)
  • Kylian Mbappe (PSG)
  • Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona)
  • Donny van de Beek (Ajax)

  • Sadio Mane (Liverpool)
  • Hugo Lloris (Tottenham)
  • Dusan Tadic (Ajax)
  • Frenkie De Jong (Barcelona)
  • Sergio Aguero (Man City)


/Ora News.tv/