Mësimi i padëgjuar i Kosovës mbi nacionalizmin

Më 24 mars 2019, në qytetin e Nishit Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u prek deri në përlotje duke kujtuar bombardimet e NATO-s së dy dekadave më parë kundër vendit të tij. Ai ishte me një oficer të ushtrisë i cili kishte mbetur invalid gjatë atij konflikti. 

Më 24 mars 1999 filloi bombardimi 78 ditor i Aleancës së Atlantikut kundër Jugosllavisë, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi. Vendi, në të cilin kishin ngelur tashmë vetëm dy Republikat e Serbisë dhe Malit të Zi, mbante ende emrin e Shtetit që nga viti 1945 deri më vitin nëntëdhjetë kishte qenë republika e Titos. 

Federata ishte shpërbërë për shkak të përpjekjes së nacionalizmit serb për të imponuar hegjemoninë e tij përmbi republikat e tjera. Presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq sot konsiderohet nga Evropa si një shtyllë për stabilitetin e vendit (pavarësisht nga protestat e shumta të qytetarëve të saj në muajt e fundit, të cilat e shohin atë si një udhëheqës autoritar), në mars të vitit 1999 ishte ministër ultranacionalist i informacionit të Millosheviqit.

"Sulm i keq, i tmerrshëm, subversiv dhe frikacak i ushtrisë së NATO-s kundër Serbisë dhe Jugosllavisë," kështu shprehej Vuçiqi, (rreth të tridhjetëva në atë kohë), në fundmars të vitit 1999", deklarata e tij do të vazhdonte: “kjo është një dëshmi e politikave neo-naziste të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të tyre. Serbia do të mbrohet kundër agresorëve dhe do të mposhtë armikun

Megjithatë me rastin e përvjetorit të njëzetë të sulmit të NATO-s, përveç lotëve të Vuçiçit, pati edhe demonstrata “ndryshe” në Serbi, të tilla qenë ato të disa dhjetëra aktivistëve serbë që dëshironin të sillnin vëmëndjen edhe tek ato mijëra viktima civilë shqiptarë të Kosovës. Ata u mblodhën në qendër të kryeqytetit Beograd për të përkujtuar afro dhjetë mijë të rënët e konfliktit të Kosovë.

Bombardimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë së vogël të Millosheviçit ishte vetëm konflikti i fundit në Ballkanin e viteve ‘90. Paçka se në mënyrë të butë, luftërat filluan qysh nga viti 1991, në Slloveni për t’u shndërruar në një konflikt të përgjakshëm në Kroaci dhe sidomos në Bosnje Hercegovinë, ku lufta zgjati më shumë se tre vjet (nga 1992 deri në fund të 1995), dhe shkaktoi të paktën njëqind mijë të vdekur dhe dy milionë refugjatë. Si përfundim konflikti mbërriti edhe në Kosovë në vitin 1998, ky qe dhe hapi që provokoi ndërhyrjen perëndimore në mars të vitit 1999.

Mirëpo dekada e luftërave Jugosllave kishte filluar pikërisht në Kosovë. Po në atë krahinë jugore të Serbisë, të banuar kryesisht nga shqiptarët, filloi ngritja e burokratit komunist Sllobodan Millosheviq, i cili kishte nuhatur se mund të përdorte interpretimin e ëndrrave hegjemonike të komunitetit më të populluar të Jugosllavisë, serbëve, për të ndërtuar një karrierë politike të ngjizur me nacionalizëm. Në vitin 1989, gjatë celebrimeve të 600 vjetorit të mposhtjes së princit serb Lazar nga ana e turqve, Millosheviçi mbajti një fjalim në Fushë Kosovë përpara një milion serbëve të adhur nga i gjithë vendi, ku paralajmëronte “betejë” dhe theksonte se betejat e reja tashmë ishin shpallur pikërisht në një periudhë ku tensionet midis serbëve dhe shqiptarëve të krahinës ishin në rritje të vazhdueshme. "Gjashtë shekuj më vonë, sot, ne jemi ende të përfshirë në beteja të reja. Ato ende nuk janë konflikte të armatosura, megjithëse këto gjëra nuk mund të përjashtohen akoma” thoshte Milosheviçi përpara një turme të ngazëllyer.

Por pse filloi shpërbërja e Jugosllavisë në këtë krahinë?

Në Kosovë shqiptarët ishin rreth një milion e 600 mijë dhe serbët rreth dyqind mijë. Pas dekadash dominimi nga ana e serbëve në administratën publike, që nga viti 1968, Presidenti Tito kishte vendosur të lehtësonte tensionin në krahinë dhe të garantojë një autonomi më të madhe në nivel kulturor, administrativ dhe gjuhësor. Procesi kishte çuar në kushtetutën e vitit 1974, e cila njohu, përveç gjashtë republikave të Jugosllavisë, dy provinca autonome brenda Serbisë: Kosovën dhe Vojvodinën. Por ky lëshim i Titos kishte rritur druajtjen e serbëve, të cilët e ndjenin veten në pakicë në një provincë, që ata cilësonin rrënjët e kulturës së tyre, madje në një plan simbolik(të përfaqësuar nga Rafshi i zogjve dhe manastireve ortodoksë) ata e konsideronin "tokë të shenjtë dhe djepin e kombit të tyre "(siç shkruan Jože Pirjevec në Luftërat Jugosllave).

Mekanizmi i “çmendur”

Por kur Slobodan Milosheviç dhe lidershipi politik dhe ushtarak i Beogradit vendosën të përballen me tensionet e lindura pas vdekjes së Titos (në vitin 1980) mes Republikave të Jugosllavisë dhe krizës së rëndë ekonomike që po kalonte vendi, ata u përpoqën të impononin fuqinë e Serbisë dhe të fuqizonin nacionalizmin (duke ju drejtuar serbëve që jetonin në Serbi dhe atyre në republikat dhe krahinat e tjera të Jugosllavisë, domethënë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë), simbolika e lypte që ata të fillonin nga provinca me shumicë shqiptare. “Kështu që nga fillimi i viteve ‘80 u vu në lëvizje një mekanizëm i çmendur, në të cilin nacionalizmi

agresiv serb ushqeu dëshirat e pavarësisë së kroatëve dhe sllovenëve, që nga ana tjetër rritën frikën e serbëve për të parë bashkëkombësit e tyre të shpërndarë në tre njësi shtetërore të pavarura", shkruan Pirjevec.

Në mars të vitit 1989, autonomia e Kosovës e pranuar nga Tito de facto u pezullua nga Milosheviqi (në shtator 1990 vendimi u formalizua). Qindra dekrete privuan shqiptarët e krahinës jo vetëm nga autonomia, por edhe nga shumica e të drejtave të tyre, duke filluar nga ajo e përdorimit të gjuhës amtare. Përndjekjet, arrestimet masive dhe tortura u bënë realitete të përditshme. Shumë kosovarë emigruan, ndërsa të tjerët u organizuan përreth një shkollë paralele e klandestine si dhe ngritën një sistem arsimor në gjuhën e tyre duke nisur një rezistencë pasive dhe jo të dhunshme ndaj represionit të përçuar nga Beogradi. Qe strategjia e Millosheviqit për Kosovën që e bindi Slloveninë dhe Kroacinë të ndërrmarin rrugën drejt pavarësisë pasi nuk mund të dialogohej me udhëheqjen serbe. Në këtë klimë, Kosova qëndroi e pafuqishme karshi luftërave jugosllave, ndërsa Ibrahim Rugova ngrihej si një udhëheqës politik paqësor në Kosovë (grupi gueril i UÇK-së filloi aktivitetet e tij vetëm në vitin 1996, dhe akoma më vonë do të luante një rol të rëndësishëm në ngjarjet e luftës e NATO-s).

Kuptimi i rolit të Kosovës në fundin e dhunshëm të Jugosllavisë ndihmon gjithashtu për të kuptuar konfliktet e tjera të viteve 1990, përfundimin e tyre dhe gjithashtu disa nga arsyet e ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare në atë luftë. Bombardimi 78 ditor i NATO-s në Jugosllavinë e Millosheviçit, duhet si rrjedhojë të përfshihet domosdosmërisht në këtë këtë botëkuptim. Kjo ndërhyrje mund të konsiderohet ligjitime ose e gabuar, kundërproduktive, madje kriminale, moralisht ose ligjërisht e pajustifikueshme ose e papërshtatshme ushtarakisht - zgjedhja e luftës ajrore përkeqësoi realisht situatën e civilëve në terren - por konteksti kurrsesi nuk duhet të harrohet.

Debati në Itali

Kjo nuk është ajo që ndodhi në Itali ku gazeta “Il Manifesto” ndërmjet suplementit special "Il cielo sopra Belgrado", botuar në numrin e 22 marsit 2019 i përkushtoi tetë faqe, përvjetorit të njëzetë të bombardimeve të NATO-s. Ndërkohë që në kryeqytetin e Serbisë përkujtoheshin viktimat civile serbe dhe shqiptare të represionit të Millosheviqit nga ana e aktivistëve paqedashës dhe demokratë serbë, në “il Manifesto” nuk kishte asnjë gjurmë të këtyre viktimave. Gjithçka bëhet më e habitshme duke konsideruar faktin se sot kemi një numër të pafundmë dokumentesh mbi atë që ndodhi dhe dhjetra gjykime në Gjykatën e Hagës që ndihmojnë në zhvillimin e një analize mbi zbardhjen e përgjegjësive individuale të drejtuesve politikë e ushtarakë të kohës.

Editoriali i Luciana Castellinës, në faqen e parë, titullohet "Frytet e helmuara të herës së parë" dhe bombardimet e NATO-s cilësoheshin si: "lufta e parë e zhvilluar në tokën evropiane që nga përfundimi i konfliktit të II botëror" . Deklarata është veçanërisht paradoksale, në rastin e Ballkanit, ku mund të sillet rasti i luftës në Kroaci i disa viteve më parë, me rrethimin dhe pushtimin e Vukovarit dhe luftën në Bosnje dhe Herzegovinë, rrethimi i përgjakshëm i qyteteve si Sarajeva (e cila u godit edhe me bombardues të modifikuar për t'u ekzekutuar nga artileria), Tuzla, Zepa, Bihać, me popullatën e rrënuar nga uria deri në shfarosjen, e njohur si akt genocidi, e mbi tetë mijë burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë të paarmatosur që solli rënia e Srebrenicës.

"Është hera e parë që një zbatim selektiv i të drejtave është kryer me një pacipësi  të tillë", vazhdon Castellina, "në këtë rast ai i vetëvendosjes së popujve, i njohur në Evropë vetëm për kosovarët". Edhe këtu, konteksti jugosllav dhe ndërkombëtar është anashkaluar plotësisht. Jugosllavia ishte një republikë federale e përbërë nga gjashtë Republika, të cilat sipas kushtetutës së vitit 1974 kishin të drejtën e ndarjes dhe vetëvendosjes. Në tëvërtetë Kosova nuk ishte republikë, por një provincë, por statusi i saj qe përcaktuarpër arsye politike më shumë se juridike (shqiptarët e Kosovës u konsideroheshin "vëllezër" të atyre që ishin përtej kufijve, prandaj dyshoheshin e rrjedhimisht kufizoheshin në këtë formë).Kosovarët kishin kërkuar në mënyrë të përsëritur që të njiheshin si republikë, duke qenë më të shumtë se Malazezët dhe pak a shumë sa Sllovenët. Prandaj është e qartë se çështja e Kosovës është jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe bëhet edhe më shumë pas luftrave të tjera ballkanike dhe pas dhjetë viteve të aparteidit të dhunshëm të imponuar nga Milosheviçi. Asnjë nga fuqitë e përfshira në konfliktin e vitit 1999 nuk do të pëlqente pavarësinë e Kosovës, as vendet evropiane e as Shtetet e Bashkuara. Ishte lufta dhe spastrimi etnik, dhe masakrat e tmerrshme që ndodhën në Kosovë midis viteve 1998 dhe 1999, që i dhanë legjitimitet pavarësisë që askush, përveç nacionalistëve shqiptarë, nuk kërkoi si rezultat tëkonfliktit. Madje as marrëveshjet e Kumanovës të vitit 1999, të nënshkruara në fund të luftës së NATO-s kundër Jugosllavisë, nuk parashikonin pavarësinë e Kosovës. Por kush mund t'i detyronte kosovarët të jetonin nën zgjedhën e Beogradit pas dhjetë vitesh apartheidi dhe shtypjeje, dhe një viti masakrash të tmerrshme dhe spastrimi etnik, kur ndërkohë të gjitha Republikat jugosllave, duke përfshirë edhe të voglin Mal të Zi, u bënë të pavarur ose do të bëheshin shumë shpejt?

Nuk është rasti këtu për të rindërtuar historinë e këtyre viteve në detaje, por për të menduar për disa fakte themelore. Që nga krijimi i UçK-së dhe nga momenti qëanëtarët e saj kishin filluar të kryenin aksione guerrilase, kryesisht kundër forcave serbe të sigurisë – pa nisur akoma veprime rapresalje ndaj civilëve serbë dhe kolaboracionistëve të dyshuar - represioni i autoriteteve serbe në Kosovë u bë dukshëm më i dhunshëm dhe i pa dalluar mes civilëve dhe kryengritësve.

Castellina shkruan: "Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhën pas fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe jo më parë dhe për këtë arsye nuk mund të përdoren për të justifikuar ndërhyrjen". Për të patur një ide mbi seriozitetin e krizës dhe metodat e forcave serbe të sigurisë një vit para ndërhyrjes së NATO-s, mjafton të lexohet ajo që shkruan Human Rights Watch për një episod të vetëm të vitit 1998 (për të dhënë një shembull) dhe më pas të ekzaminohet numri i refugjatëve dhe personave të shpërngulur në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

"(...) Qeveria serbe nisi një sulm masiv në luginën qendrore të Drenicës, një fortesë e Uçk. Më 28 shkurt dhe 1 mars 1998, në përgjigje të pritave të UÇK-së, policia dhe forcat speciale sulmuan dy fshatra fqinje, Çirez (Çirez) dhe Likošane (Likoshan). Më 5 mars, forcat speciale të policisë sulmuan fshatin e afërt të Prekazit, vendbanimin e Adem Jasharit, një anëtar i mirënjohur i Uçk-së. Jashari u vra me gjithë familjen e tij, nga ku mbijetoi vetëm një vajzë njëmbëdhjetëvjeçare. Gjithsej, tetëdhjetë e tre vetë humbën jetën në tre sulme, duke përfshirë së paku njëzet e katër gra dhe fëmijë ". Vazhdon raporti i Human Rights Watch: "Abuzimet pas 20 Marsit 1999 konsistuan nëvazhdimin dhe intensifikimin e sulmeve ndaj civilëve, zhvendosjen dhe shkatërrimin e pronës civile të kryer nga forcat serbe dhe jugosllave të sigurisë në vitin 1998 dhe muajt e parë të1999. (...) Deri në mars të vitit 1999, kombinimi i luftimeve dhe sulmeve civile kishte lënë rreth 1,500-2,000 civilë dhe luftëtarë të rënë. (...) Mijëra fshatra të banuara nga shqiptarët në Kosovë ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht nga zjarri ose bombardimet ". Kjo ishte pra situata përpara sulmit të NATO-s. Përndjekja dhe eksodi i popullatës civile brenda Kosovës dhe drejt vendeve fqinjë nga java në javë mund të vëzhgohet me ndihmën e tabelave të kohës tëUNHCR-së.


Burimi: Komisariati i Lartë për Refugjatët të OKB-së ICTY

Për të krijuar një ide mbi përshkallëzimin e krizës humanitare kjo tabelë përmbantë dhëna absolute


Burimi: Komisariati i Lartë për Refugjatët të OKB-së ICTY


Burimi: Komisariati i Lartë për Refugjatët të OKB-së ICTY

Prandaj, duke analizuar të dhënat e refugjatëve dhe personave të zhvendosur, është e justifikueshme të konfirmohet se ka pasur një emergjencë të rëndë humanitare në Kosovë, e shkaktuar nga një ofensivë e dhunshme dhe e gjithanshme e forcave serbe, si reagim  I tepruar ndaj veprimeve guerile të UÇK-së. Kjo ofensivë vazhdoi dhe përkeqësohej gjatë gjithë vitit 1998, ndërkohë që shtoheshin paralajmërimet nga bashkësia ndërkombëtare kundrejt Millosheviçit dhe utentua të shtoheshin negociatat për të ndalur një konflikt që rritej me intensitet çdo ditë e më shumë. Tommaso Di Francesco shkruan në Il Manifesto se "deri më 24 mars ka pasur viktima dhe refugjatë nga njëra anë dhe nga ana tjetër". Por duhet konsideruar se në anën Shqiptare ka pasur rreth dy mijë të vdekur dhe se shumica dërrmuese e 349,500 refugjatëve dhe personave të zhvendosur të anketuar nga UNHCR në ditën kur filloi bombardimi ishin Shqiptarë. Poashtu emergjenca humanitare kërcënoi sigurinë dhe stabilitetin e vendeve fqinje (të Maqedonisënë veçanti, ku ka një minoritet të fortë Shqiptar dhe nëShqipëri, të dy vende që për arsye politike, ekonomike dhe sociale nuk mund të përballonin një fluks kaq të madh refugjatësh).

Pas fillimit të bombardimeve

Në përvjetorin e njëzetë të sulmit të NATO-s, gazetari serb boshnjak Dinko Gruhonjic në gazetën serbe Autonomija kritikoi mënyrën në të cilën ngjarjet u kujtuan: "Askush [në Serbi] nuk përmendi shkaqet e bombardimeve, me përjashtim të një numërti të paktë partishëpolitike ndërkaq qëOJQ-tëqenë edhe më të rralla”. Mirëpo, 24 marsi i 1999 nuk shënoi veç fillimin e bombardimeve të NATO-s. Ajo datë përbën poashtu ditën kur spastrimi etnik,i nisurtashmë nga Shteti dhe i ekzekutuar nga ushtria dhe policia serbetësprovuara nga përvojat e përgjakshme në Kroaci dhe Bosnje, mori formën e veprimeve sistematike të dhunshme kundër Shqiptarëve të Kosovës. Dhe, natyrisht, bombardimet e NATO-s, shkaktuan si rrjedhojë njëkthesë apokaliptike për situatën e kosovarëve.

Në vendimin e saj kryesor mbi Kosovën, që daton të2009, Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës dënoi krerët politikë dhe ushtarakë të Serbisë të kohës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte me dënime burgimi shumë të ashpra. Pesë nga gjashtë të pandehur u dënuan për fushatën e terrorizmit dhe dhunës të drejtuar kundër shqiptarëve të Kosovës në fillim të vitit 1999. Gjykata ripërshkoi "deportimet, vrasjet dhe përndjekjet", përdhunimet masive dhe shkatërrimin e qëllimshëm të vendeve të besimit fetar. Fushata u krye nga ushtria dhe forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë. Bëhej fjalë për "veprime të qëllimshme që shkaktuan dëbimin e 700,000 shqiptarëve nga Kosova në periudhën afatshkurtër që sjkon nga fundi i marsit deri në fillim të qershorit 1999", tha gjykatësi Iain Bonomy gjatë seancës në përfundim të gjyqit të Hagës. Secili prej të akuzuarëve është fajtor për pjesëmarrje në një vepër kriminale "qëllimi i së cilës ishte të ndryshonte përbërjen etnike të Kosovës për të vazhduar kontrollin e nga ana e autoriteteve serbe", thuhet në vendimin. Qëllimi ishte "të përdorej terrori për të nxitur një numër të konsiderueshëm shqiptarësh të linin shtëpitë e tyre dhe të iknin përtej kufirit, për të lejuar autoritetet shtetërore të ushtronin kontroll mbi Kosovën".

Për të pasur një ide se çfarë ishte dëbimi përmes terrorit mbi pothuajse gjysmëne popullsisë së Kosovës, mund të konsultohen të dhënat e UNHCR-së për populltën e zhvendosur brenda krahinës dhe për pjesën që mbërriti në vendet fqinjë dita ditës, në ato muaj pranverë tënjëzet viteve më parë.

Kosova: persona të zhvendosur dhe refugjatë nga vendi nga marsi deri në qershor 1999

Në të njëjtën periudhë vlerësohet se mbi njëqind mijë serbë të zhvendosur u larguan nga Kosova dhe në drejtim të Serbisë dhe Malit të Zi.

Pavarësisht nga dëbimi dhe deportimi i të paktën 800,000 shqiptarëve të Kosovës, Luciana Castellina shkruan se "refugjatët serbë ishin shumica", siç "pohoi madje edhe ministri i jashtëm Dini".Tommaso di Francesco vazhdon: "Pra, me bastisjet ajrore, po përpiqesh të shpëtonin refugjatët shqiptarë?" Dhe më tej shton: "Refugjatët iknin jo vetëm nga frika e milicisë serbe, por (...) edhe për shkak se ata ishin të tmerruar nga bombardimet e NATO-s. dhe kishin të drejtë, sepse qindra prej tyre u shkrumbuannë plotë kuptimin e fjalës nga raketat inteligjente".

"Nuk është mirë të numërohen viktimat për të përcaktuar se kush ka pasur më shumë", shton Luciana Castellina, "fundja sepse brutalitetet të pakuptimta u kryen nga të dyja palët".Megjithatë sot kemi një listë të viktimave të asaj lufte, me emra dhe mbiemra. Bëhet fjalë për librin e kujtesës së Kosovës i krijuar nga qendra e drejtësisë humanitare e Beogradit dhe ajo e Prishtinës. "Kjo bazë të dhënash thotë se 8,661 civilë shqiptarë të Kosovës u vranë ose u zhdukën, poashtu 1,797 serbë dhe 447 romë, boshnjakë dhe joshqiptarë të tjerë" (nëse përfshihen edhe luftëtarët, lista përfshin 10,415 shqiptarë, 2,197 serbë dhe 528 romë , Boshnjakë dhe joshqiptarë të tjerë).

Padyshim që  edhe luftëtarët shqiptarë të UÇK-së kryenin masakra të civilëve serbë (viktimat e këtyre krimeve para intervenimit të NATO-s llogariten në njëqind). Në vitin 2014, Qendra për të Drejtat Humanitare publikoi detaje mbi viktimat e bombardimeve të NATO-s: 754 të vdekur, nga të cilët 454 civilë dhe 300 anëtarë të forcave të armatosura. Ndër civilët, 207 ishin serbë dhe malazezë, 219 shqiptarë, 14 romë dhe 14 prej kombësive të tjera. Ndërsa 260 vetë u vranë në Serbi, dhjetë në Mal të Zi dhe 484 në Kosovë.

Dëshmitë e krimeve

Por cilat ishin arsyet për këtë plan delirant të dëbimit masiv të popullatës shqiptare të Kosovës, përveç nacionalizmit të tmerrshëm, urrejtjes raciste dhe hakmarrjes ndaj atyre që "shkaktuan" sulmin nga bashkësia ndërkombëtare ndaj serbëve? "Një teori e besueshme është se Beogradi ka për qëllim të ndryshojë përgjithmonë përbërjen demografike të Kosovës duke dëbuar një përqindje të madhe të shqiptarëve, një strategji që jo pak herë u propozua nga e djathta serbe dhe gjithashtu nga Zëvendëskryeministri Serb i asaj kohe njëherësh kreu i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Sheshelj "shkruan" Watch Rights Watch. "Ky shpjegim mbështetet nga rrëfimet e ndryshme të refugjatëve që vijnë në Shqipëri të cilëve u konfiskohen dhe asgjesohen dokumentet e identitetit si dhe u hiqen targat nga makinat në kufi. Ky fenomen, i ashtuquajtur 'spastrim i identitetit', i dokumentuar nga Organizata për të Drejtat e Njeriut dhe organizata të tjera që merrnin dëshmitë në Shqipëri, sugjeron fuqimisht një përpjekje nga Beogradi për t'i privuar shqiptarët e Kosovës nga shtetësia e tyre dhe për të penguar përpjekjet e më vonshme për t'u kthyer në shtëpi ".

Përtej përkufizimeve të ftohta të gjykatës dhe shifrave të zhveshura, për të krijuar një ide se çfarë ka ndodhur në Kosovë pas 24 marsit 1999, mund të lexoni dëshminë e disa të mbijetuarve të masakrës së Pastasel / Pusto Selo, ku më 31 mars atë vit 109 kosovarë shqiptarë u shfarosën me gjakftohtësi nga ushtria dhe policia serbe, me ndihmën e paramilitarëve. Ky është një shembull, mes shumë krimeve të konstatuara, për të cilat në vitin 2009 u dënuan ushtarakët dhe udhëheqësit serbë Vladimir Lazareviq, Vlastimir orgjević, Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Lukic nga Gjykata Penale për ish-Jugosllavinë.

Jo vetëm kaq. Gjatë kësaj ofensive ushtarake, u hap edhe një operacion paralel për të fshehur provat e krimeve të kryera: "Që nga viti 2001, në katër zona të ndryshme në Serbi janë gjetur varre masive që përmbajnë trupat e 941 shqiptarëve nga Kosova, kryesisht civilë të vrarë në jashtë fushë betejave në Kosovën e vitit 1999. 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës u zbuluan në Batajnica, në periferi të Beogradit, të paktën 61 në Petrovo Selo dhe 84 në Liqenin Perućac. Të paktën 52 trupa u gjetën më vonë në varrin e përbashkët të Rudnicës ", thotë qendra e të drejtës humanitare në Beograd. Operacioni për të shkatërruar provat ishte planifikuar në nivelet më të larta politike dhe ushtarake në Beograd. Vlastimir Gjorgjeviq, ish-zëvendësministri i brendshëm i Serbisë, u dënua me 18 vjet burg nga gjykata e Hagës për krime të ndryshme, përfshirë organizimin e transportit në Serbi me kamionë frigorifer të trupave të viktimave të vrara gjatë konfliktit në Kosovë. Gjorgjeviq pranoi krimet e tij. Kur flasim për Tribunalin e Hagës, duhet të shqyrtojmë një element: këto janë dënime penale, të cilat pastaj rinpërshkojnë hollësisht fajet individuale të të pandehurve në raste të veçanta kriminale. Të pretendosh të trajtosh luftërat e Ballkanit pa marrë parasysh këto materiale të çmuara do të thotë të heqësh dorë nga kuptimi i fakteve rrjedhjes së ngjarjeve.

Kosto-ja e nacionalizmit etnik

Lypet një reflektimmbi çmimin e nacionalizmit dhe luftës që ka paguar popullata civile. Është e qartë se serbët kanë vuajtur gjithashtu në konfliktet e Ballkanit dhe krime janë kryer gjithashtu kundër tyre. Dhe, çka është edhe më serioze, se disa nga komunitetet e tyre janë zhdukur përgjithmonë nga vendet ku kanë jetuar për shekuj me radhë dhe se në fund të luftërave, Serbia ishte vendi i rajonit që mori numrin më të madh të refugjatëve nga shtetet fqinje . Ky ishte si pasojë çmimi i luftës, së nxitur nga nacionalistët serbë, ushtria jugosllave dhe udhëheqja e Beogradit (dhe më vonë edhe nga nacionalistët kroatë e shqiptarë), rezultati i zgjedhjes për të armatosur pakicat serbe në Kroaci dhe Bosnje dhe komunitetet Serbët në Kosovë, krijimin e milicive dhe republikave serbe të vetëshpallura në Krajinë (në pjesën e Kroacisë të pushtuar nga serbët) dhe në Bosnje.

"Elementet e UÇK-së janë gjithashtu përgjegjëse për sulmet e pasluftës mbi serbët, romët dhe joshqiptarët e tjerë, si dhe rivalët politikë të përkatësisë etnike shqiptare. Menjëherë pas ardhjes së NATO-s në Kosovë, u kryen djegie e plaçkitje sistematike të shtëpive që u përkisnin serbëve, romëve dhe pakicave të tjera si dhe shkatërrime të kishave dhe manastireve ortodokse ", shkruan Human Rights Watch. "Ky shkatërrim u kombinua me intimidimedhe kërcënime të dizajnuara për t'i detyruar njerëzit të iknin nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre. Deri në fund të vitit 2000, më shumë se 210,000 serbë kishin ikur nga provinca; shumica e tyre u larguan në gjashtë javët e para të vendosjes së NATO-s". HRW vazhdon : «Që nga 12 qershori i vitit 1999, një mijë serbë dhe romë janë vrarë ose janë zhdukur. Banda kriminale ose individë hakmarrës mund të kenë qenë të përfshirë në disa incidente të luftës. Me shumë gjasa elementet e UÇK-së kanë qënë kryesisht përgjegjëse për shumë prej këtyre krimeve. Dëshira për hakmarrje jep një shpjegim të pjesshëm, por ka edhe një objektiv të qartë politik në shumë prej këtyre sulmeve: largimin nga Kosova të njerëzve joshqiptarë në mënyrë që të legjitimohej më thjeshtë arsyetimi mbi nevojën një shteti të pavarur ".

Logjika e spastrimit etnik dhe nacionalizmi etnik është i paepur. Për ta imponuar atë te të tjerët do të thotë në një farë mënyre përpjekje për ta justifikuar dhe për ta konsideruar të ligjshme, derisa si përfundim ai kthehet kundër atyre që e promovuan. Para luftës numëroheshin diku rreth 200,000 serbë në Kosovë. Sot është e vështirë të përcaktohet numri i tyre - sepse regjistrimi i vitit 2011 u bojkotua nga një pjesë e madhe e pakicës serbe - por vlerësohet se kjo shifër sot nuk e tejkalon 130 mijëshin, nga rreth dyqind mijë njerëz të perjudhëspara luftës. Një histori e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë luftës në Kroaci, me krijimin dhe pastaj me përfundimin e shtetit separatist të serbëve të Kroacisë, të ashtuquajturës Republikës Serbe të Krajinës, që lindi  mbi parimin e dëbimit tëkroatëve nga territori. Rezultati përfundimtar ishte se pas konfliktit, pakica serbe në vend tkurr nga 12.2 përqind e popullsisë e vitit 1991 në 4.3 përqind të vitin 2011.

Gjatë një ndërhyrjeje të tij në Festivaline e Librittë Romës,filozofi marksist slloven Slavoj Žižek do të shprehej: "Nuk më pëlqen ajo që unë e quaj mazokizëm të sëmajtës evropiane," . "Shumë majtistë ndihen kaq fajtorë saqë mendojnë se çdo gjë e keqe që ndodh në vendet në zhvillim duhet domosdoshmërisht të jetë një efekt i kolonializmit evropian". Ai rrëfeu se si një mikeshë afrikane, militante e sëmajtësradikale, duke iu referuar gjenocidit në Ruandë dhe fajeve të kolonializmit evropian, i kishte thënë atij: "Këta radikalët e majtë europianë janë aq racistë sa ata mendojnë se ne afrikanët jemi aq fëmijë dhe aq të paaftë për të bërë në të vërtet të keqen? Përkundrazi, unë ju siguroj se ne gjithashtu dimë se si të jemi shumë tëkeq, pa ndihmën e askujt"vazhdoiZizeku nëreflektim mbi perceptimin e të majtës europiane mbi luftrat e Ish Jugosllavisë.

Paralelisht mund të themi se ekziston një e majtëradikale intelektuale dhe gazetareske në Europë që e sheh të keqen vetëm kur përfshihet Perëndimi ose Shtetet e Bashkuara dhe interesat e tyre. Kjo qasje përjashton mundësinë e një debati serioz dhe të thellë mbi temën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e popullsisë civile dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare - përfundimisht të delegjitimuara nga lufta në Irak e 2003 - por që sigurisht nuk ka humbur rëndësinë në vitet e fundit, siç tregojnë rastet dramatike të Sirisë dhe Birmanisë, vetëm për të dhënë dy shembuj.

Racizmi dhe sovranizmi i sotëm

Për fat të keq është një strabizëm i lashtë. Por ndoshta do të ishte e dobishme të reflektohej se si këto lloj interpretimesh dhe leximesh të historisë së kohëve të fundit pasqyrojnë mbi Evropën dhe Perëndimin e sotëm, një realitet në të cilin mbizotërojnë nacionalizmi etnik, racizmi, jotoleranca, antisemitizmi dhe 'Islamofobia. Edin Hajdarpašić është lektore e Historisë moderne evropiane në Universitetin Loyola në Çikago. Ajo është autore e libritE kujt është Bosnja? Nacionalizmi dhe imagjinata politike në Ballkan, 1840-1914.

Ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara duke ikur nga lufta nga Bosnja në moshën 16 vjeçare. Dhe ai tregon për hutimin e tij kur, duke folur për vendin e tij me miqtë e tij amerikan, i pa ata të bindur se asgjë e ngjashme nuk mund të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara. Ai u përpoq të shpjegonte se edhe në Bosnje askush nuk priste që kreu politik i serbëve boshnjakë, Radovan Karadžiq, "poetqesharak dhe psikiatër i varfër i fiksuar me viktimizimin serb, do të merrte aq shumë vota në zgjedhje, lere më skepticizmin mbi aftësinë për të organizuar një lëvizje përçuese të genocidit dhe spastimit etnik. E megjithatë kjo është ajo që ndodhi përbrënda një harku kohor më tëpaktë se një dekade".

"Për Anders Breivik, terroristi norvegjez që vrau 77 vetë në një sulm në vitin 2011, Karadžiç nuk ishte vetëm një kryqtar tjetër nga një e kaluar e largët, por një idhull i gjallë, dikush që ai do të donte të takonte", shkruan Hajdarpašić. "Brenton Tarrant, autori i masakrës në Zelandën e Re, gjithashtu falënderoi Karadžić së bashku me "mbrojtësit"e tjerë të krishterë të Evropës kundër “valës” muslimane dhe më përgjithësisht të imigrantëve me ngjyrë. Ashtu si Breivik, Tarrant përdori një pjesë të konsiderueshme të manifestit të programit të tij për të rikthyer dhe përditësuar fantazitë e Karadzicit, duke filluar nga kërcënimi demografik mysliman ndaj nevojës për dhunë parandaluese kundër pushtuesve jo të bardhë. (...) Në internet dhe në jetën reale, ai gjeti një rrjet aleatësh në rangglobal, që u ngallëzyennga fantazitë e tij të dhunshme. Ky është një indeks i transformimit të natyrës dhe historisë sëlëvizjeve ekstremiste, të cilat tashmë kapërcejnë përmasën gjeografike dhe lulëzojnë në rang globale dhe emulacion të ndërsjelltë".

"Kuptimi fuqisë tërheqëse bashkëkohore të nacionalizmit dhe supremacisë së bardhë, si aspekte të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme, është qenësore për çdo përpjekje për të mposhtur këto lëvizje", përfundon Hajdarpašić. "Me fjalë të tjera, duhet t'i rezistojmë mendimit ngushëllues por të rremë se ideologjitë e dhunshme në vrasjet masive do të mbeten vetëm në Zelandën e Re, në Bosnje apo diku "atje tej". Unë jam tashmë këtu..

*Shenim: Autori: Jacopo Zanchini. Eshtë njëkohësisht edhe zv.Drejtori i te përjavshmes prestigjoze italiane "Internazionale”. Shkrimi origjinal është botuar në revistën “Internacionale” datë 11 prill 2019  Përktheu: Boiken Sinaj, studiues i marrëdhënieve italo-shqiptare. Ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare në Itali, Shqipëri dhe Spanjë.  Sinaj ka përvojë në shoqërinë civile transnaciinale në Itali dhe Shqipëri si dhe ka punuar për disa organizata qeveritare dhe ndërkombëtare.

EMISIONET