Mesfushori shqiptar, Vullnet Basha, i cili është dhe vëllai i Migjen Bashës, mund të transferohet në fund të sezonit te skuadra greke e Panathinaikosit. 29-vjeçari, i cili ka veshur në një ndeshje fanellën e Kombëtares shqiptare, është pjesë e Visla Krakovës në Poloni, ndërkohë që  së fundmi portal polak ‘przegladsportoëy.pl’, ka zbuluar se shqiptari është në bisedime me ekipin grek, për një transferim të mundshëm sezonin e ardhshëm.

Basha ka bërë paraqitje dinjitoze me skuadrën e Vislës, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Panathinaikosit. Gjatë karrierës së tij futbollistike, Vullneti është aktivizuar me shumë skuadra si Grasshopers, Sion, Zaragoza, etj. Për sa i përket Kombëtares, 29-vjeçari është aktivizuar vetëm 1 herë në miqësore ndaj Armenisë në vitin 2013, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0. /panoramasport.al

/Ora News.tv/