Mesazh prej kampioni! Pogba lutet për Shqipërinë

Paul Pogba është futbollisti i fundit që solidarizohet me fatkeqësinë që po kalon Shqipëria në 72 orët e fundit.

Një tërmet prej 6.4 ballë e shkallës Rihter goditi vendin tonë mëngjesin e së martës, duke shkaktuar 37 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra persona pa strehë. Në rrjetin social "Tëitter", kampioni i Botës shkruan:

"Lutemi për botën, lutemi për Shqipërinë," është statusi i Pogba, i cili bëhet lojtari i dytë i Manchester United që solidarizohet me vendin tonë pas goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit.

Gjatë këtyre orëve, të shumtë kanë qënë klubet europiane, shqiptare dhe lojtarët që kanë ofruar ndihmë për të familjet e prekura nga tërmeti, si me strehim, veshmbathje dhe të holla.


EMISIONET