Mes të ftohtit dhe shiut, nusja ndihmohet nga policët ditën e dasmës

Një nuse nga Cranfield u shpëtua nga policia ndërkohë që makina e saj iu prish rrugës për në Kishë.

Jenna Bassam u shpreh se makina e la atë dhe prindërit e saj në mes të rrugës dhe filluan të ecnin derisa panë disa policë. Më tej ajo shton se prindërit kishin arritur të gjenin një Jaguar për ta transportuar atë në ceremoninë e dasmës, si një dhuratë surprizë.

"Ishte shi dhe shumë ftohtë, kështu fillova të bëja panik. Babai im ishte me mua dhe ai po më thoshte mos u merzit, kjo është pjesë e aventurës sonë”.

Bashkëshorti i saj i ardhshëm po e pristë atë në Kishë dhe ishte mjaft i shqetësuar.

Inspektori Special Ash Harris nga Policia e Bedfordshire tregoi se ai dhe oficerët e tjerë sapo kishin lënë turnin e tyre dhe po iknin në shtëpi, por kur e panë nusen në atë gjendje ata nuk e menduan dy herë dhe e ndihmuan dhe e çuan nusen tek bashkëshorti i saj i ardhshëm që po e priste me padurim.

"Të gjithë e lidhin policinë me kapjen e kriminelëve, por gjëja kryesore është të bëjmë një ndryshim në komunitetin tonë", u shpreh inspektori Special Ash Harris.

EMISIONET