Parukierja Ola është marrë në një intervistë nga gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, ku ka folur për rinisjen e aktivitetit të saj pas dy muajsh izolim nga pandemia e koronavirusit.

Parukierja ka folur për masat që janë marrë për të mos rrezikuar në përhapjen e koronavirusit. Ajo shprehet se salloni është dezinfektuar, çdo klient që do vijë duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza, pas çdo shërbimi duhen larë duart, poltroni do dezinfektohet rregullisht etj.

Nëse klienti nuk vjen i pajisur me këto masa, parukierja është e përgatitur vetë duke i ofruar maska dhe doreza.

Më tej Ola shprehet se nuk do jetë e lehtë përshtatja me këto masa, por do bëjë të pamundurën.


/Ora News.tv/