Pas nxjerrjes së trupit, këtë të hënë do të zbulohet edhe arsyeja e rrezimit të aeropanit që mbante Emiliano Sala.

Sipas “Fox Sports”, të hënën e 25 shkurtit, AAIB (Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore) do të bëjë publike gjetjet e mjetit fluturues edhe viktimat dhe shkakun e aksidentit. Futbollisti argjentinas u gjet i vdekur në rrënojat e aeroplanit në Kanalin Anglez në fillim të shkurtit.

Trupi i Sala u varros në qytetin e tij të lindjes të Progreso në Argjentinë javën e kaluar, por piloti David Ibbotson ende nuk është gjetur. Edhe pse ky aspekt i incidentit do të mbyllet të hënën, kontestet janë ende duke vazhduar për pagesën që Cardiff City i detyrohet Nantes.

Për shkak të një anomali në këtë situatë, kontrata që Sala nënshkroi për Cardiff mund të mos jetë e vlefshme dhe klubi i Premier League po kërkon agjentin Ëillie McKay për t’i dhënë më shumë përgjigje.

/Ora News.tv/