Merr fund pritja, Mourinho shumë pranë ekipit të ri

Merr fund pritja, Mourinho shumë pranë ekipit të ri

Jose Morinho është një ndër trajnerët më të kërkuar aktualisht në “arenën” e futbollit evropian. 

Portugezi pas largimit nga stoli i Man United është në kërkim të një skuadre elitare për të vijuar karrierën e tij. Së fundmi, mediat angleze shkruajnë se “Special One” mund të marr drejtimin e skuadrës së Arsenalit. 

Performanca e “topçinjëve” në drejtimin e trajnerit, Unai Emery është shumë larg pritshmërive. Edhe pse Mourinho dëshiron të rikthehet në Madrid, tek Reali, një ofertë serioze e Arsenalit mund ta tundonte luzitanin.

EMISIONET