"Merkato gabi", Tufa sulmon Tiranën: Nuk dini të bëni blerje, keni dështuar

"Merkato gabi", Tufa sulmon Tiranën: Nuk dini të bëni

Merkato e zhvilluar gjatë verës nuk ka sjellë aspak rezultatet e pritshme te Tirana. Një gjë të tillë e tregon tabela e klasifikimit, me bardheblutë që pas 14 javëve të para qëndrojnë në vendin e 8-të në zonën play-off.

Gazetari, Bashkim Tufa e cilëson si të dështuar merkaton e kryeqytetasve, pasi ka blerë lojtarë që shënojnë një gol në sezon. Deklaratën, Tufa e bëri në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora.

"Tirana ka bërë merkato të dështuar. Lekët janë hedhur, por këshilltarët që e kanë këshilluar presidentin, Halili kanë dështuar. Torasa dhe Cale, nuk bëjnë sa një lojtar i Kukësit. Diferencat janë të mëdha. Kukësi bleu Abazaj dhe Gavazaj ndërsa Tirana blen Torasa dhe Cale. Kjo tregon qartë diferencat. Nuk janë lojtar për bardheblutë. Është e turpshme të marrësh lojtar që bëjnë një gol në sezon. Merkato e dimrit është "merkato gabi", nuk gjen asnjë gjë," tha Tufa.

EMISIONET