Merkato e çmendur te Gjilani, Mezani "rrëmben" dhe Grecën

Gjilani përforcohet edhe më shumë dhe këtë e bën sërish nga Kategoria Superiore në Shqipëri.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani kërkon që të formojë një skuadër të denjë për të luftuar për titullin në Ipko Superliga dhe sot ka zyrtarizuar firmën me Bedri Greca. 28 vjeçari ka vendosur të largohet nga Tirana, për të provuar një eksperiencë të re në Kosovë.

Me bardhekuqtë, sulmuesi anësor ka firmosur për një sezon, me opsion edhe për një tjetër. Në sezonin që sapo mbylli me bardheblutë, Greca realizoi 4 gola dhe 6 asistime. Ai bëhet futbollisti i gjashtë që firmos me Gjilanin në këtë merkato vere, me drejtuesit e skuadrës që parashikojnë të tjera goditje në të ardhmen.

EMISIONET