Trajneri Edoardo Reja është shumë pranë rinovimit të kontratës me FSHF-në.

 Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit s’e ka bërë zyrtare diçka të tillë, është 74-vjeçari që në një prononcim për mediet italiane është shprehur i lumtur për marrëveshjen e re. Konfirmimi në krye të pankinës është një sfidë e bukur për të, ku sigurisht e pret para një projekt i madh.

Tekniku italian është shprehur për faqen sportive Laziosiamonoi.it i kënaqur për këtë verdikt duke theksuar se ndihet i entuziasmuar dhe krenar që do të jetë një nga trajnerët më të vjetër në qarkullim. Reja shtoi se ky është një projekt i ri dhe një sfidë e bukur.

Edoardo Reja do të qëndroj për 4 vite në stolin kuqezi dhe do të përfitoi 1.2 milionë euro.

/Ora News.tv/