Melinda Ademi, një prej repereve më të reja në tregun muzikor shqiptar ka sjellë dissin e rradhës për estradën.

Projekti i saj i ri titullohet “Ami” dhe nëpërmjet tekstit të punuar nga vetë artistja vihet re se është një thumbim për rivalet e saj në këtë rrymë.

“Kjo estradë po duket si thrift shop”, thotë Melinda në një pjesë të këngës. “Thrift shop” është vajzë angleze dhe nënkupton dyqan që shet rroba të dorës së dytë.

Nga lufta e hapur që ka treguar dhe me projektet e tjera, mendohet se ky diss i dedikohet Taynës.

/Ora News.tv/