Melania Trump, të pasme 'presidenciale'

Një fllad ka zbuluar 'ekstremitetet' e Zonjës së Parë amerikane, por klasi nuk ka munguar edhe në këtë incident.

Një e papritur për Melanie Trump, e cila është kapur në befasi nga një fllad i lehtë, i cili i ka ngritur fustanin.

Sigurisht që objektivi i fotografit nuk e ka 'falur' këtë moment.

Fustani, i ngritur për pak çaste, i zbuloi këmbët ndërkohë që ajo ngjitej në shkallët e një avioni ushtarak në bazën ajrore të AndrewS në Maryland.

 Melania Trump po i drejtohej Nashville-it në Tennesse për të vizituar një spital pediatrik për fushatën e saj me titull 'Be Best".

Melania Trump u ndërgjegjësuar për 'tradhëtinë e fustanit' dhe i shpëtoi një buzëqeshje.

Gjithnjë shumë elegante në sjelljet e saj, për këtë udhëtim kishte zgjedhur një fustan të gjatë pa më mëngë të stilistit Jil Sander.

Një copë shumë e freskët dhe e lehtë, mbase më shumë se se ç'duhet, duke qenë se 'flladi më i lehtë' e la 'me këmbë zbuluar'.

Nuk mungonin këpucët Louboutin me shollën e pangatërrueshme të kuqe dhe të bardha si dizenjot e fustanit.

Kushe e di çfarë do ketë menduar Donald Trump duke parë këto foto?!

Thashethemet mbi çiftin presidencial tanimë 'kanë marrë dhenë'.

Pëshpëritja më e fundit ka të bëjë me kanalet televizive që Melania është e autorizuar të ndjekë.

Sipas New York Times, në kthim nga udhëtimi i tyre në Europë, Donald i ka ndaluar bashkëshortes së tij të shohë CNN-in, pasi e konsideron si televizion kundërshtar të Shtëpisë së Bardhë.

Ky episod është përgënjeshtruar më vonë nga zëdhënësja e First Lady.

Është vënë re eleganca e Melanie në sjelljet e saj, por edhe aftësia për të përballuar sfidat presidenciale.

Ajo është një 'kockë e fortë' dhe 'duart në kokë' nuk ka ndërmend t'i vërë ndonjëherë.


EMISIONET