Zonja e parë e SHBA Melania Trump ka shprehur shqetësimin e saj mbi politikën e diskutueshme që ndan familjet që hyjnë ilegalisht në vend.

Zonja Trump "urren të shohë fëmijët e ndarë nga familjet e tyre" dhe dëshiron të shohë "reforma të suksesshme të imigracionit", tha zëdhënësja e saj.

Komentet e saj ndjekin polemika në rritje rreth politikës së imigracionit "zero tolerancë" të presidentit Donald Trump.

Ish-Zonja e Parë Laura Bush gjithashtu foli, duke etiketuar politikën "imorale".

Në një periudhë gjashtë javore, kishte rreth 2000 ndarje familjare pas një goditjeje në vendkalimet kufitare të paligjshme.

Të rriturit që përpiqen të kalojnë kufirin, shumica e të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, futen në paraburgim dhe përballen me ndjekjen penale për 'hyrje të paligjshme'.

Si rezultat, qindra të mitur tani janë duke u vendosur në qendrat e paraburgimit dhe janë mbajtur larg nga prindërve të tyre - një politikë që grupet e të drejtave e kanë kritikuar si të paprecedentë.

/Ora News.tv/