Melania: Nuk jam gjithmonë dakord me Trump

Melania: Nuk jam gjithmonë dakord me Trump

Melania Trumo është shprehur se jo gjithmonë bie dakrot me bashkëshortin e saj, por ai nuk e dëgjon.

Zonja e Parë foli në Egjypt ku ajo ndodhet në fund të turneut në Afrikë gjatë së cilit kontrolloi projektet e ndihmës amerikane dhe foli me krerët afrikanë.

Deklarata e saj vjen pasi presidenti amerikan thuhet se i quajti disa vende afrikane 'si shumë të pista' gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë mbi imigracionin në janar.

Melania iu përgjigj pyetjes rreth rolit të saj dhe nëse vendet që ajo viziton mund të shihen si jo të përshtatshme nga Trump duke thënë: "Unë nuk jam gjithmonë dakort me ato që ai thotë. Dhe ia them këtë.

Unë i jap mendimin dhe këshillat e mia të ndershme, dhe ndonjëherë më dëgjon, ndonjëherë nuk e bën. Por, kam zërin tim dhe mendimet e mia dhe është shumë e rëndësishme për mua që të shpreh atë që ndjej."

Ndërsa shtoi se Tump merret vendimet sepse ai është presidenti.

"Unë i them mendimet e mia dhe ndoshta në disa prej tyre nuk biem dakort. Unë nuk jam zgjedhur, ai është presidenti,"-tha Zonja e Parë.


EMISIONET