Megaoperacioni për kanabisin holandez, Lleshaj: Asgjë nuk mbyllet me kaq

Megaoperacioni për kanabisin holandez, Lleshaj: Asgjë nuk mbyllet me

Pas operacionit të koduar "Limit" ku u arrestuan 57 persona dhe 8 u shpallën në kërkim, mes tyre në Greqi u arrestuan 34 persona dhe në Shqipëri 23 ka reaguar Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në Facebook, Lleshaj e ka quajtur këtë operacion një tjetër sukses të madh të policisë së shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

“Operacioni ndërkombëtar "LIMIT" shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.

Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit”.

Më tej Lleshaj shkruan se “Forca e Ligjit” ka finalizuar 28 operacione brenda këtij viti dhe lufta kundër krimit të organizuar do të vijojë.

“Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT" ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane”.

Në përfundim të reagimit të tij, Lleshaj përgëzon Policinë, Porkurorinë dhe agjencitë e tjera që janë angazhuar në këtë operacion.

“Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion”.

EMISIONET