Megaoperacion në Parma, arrestohen shqiptarë, afrikanë dhe italianë

Megaoperacion në Parma, arrestohen shqiptarë, afrikanë dhe

Policia e Parmës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkaktërrimin e një bande trafikantësh droge e përbërë nga shtetas afrikanë, shqiptarë dhe italianë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në vitin 2016 duke çuar në urdhër arrestimin e 17 personave, dhe identifikimin e 150 konsumatorëve droge.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 22 kg drogë; prej të cilave 17.2 kg hashash, 1 kg marijuanë, 1,2 kg heroinë dhe 2,2 kg kokainë. Droga përllogaritet të kap vlerën e 1.5 milionë euro.
Gjithashtu anëtarëve të bandës u janë sekuestruar pasuri të patundshme e materiale në vlerë 1 milionë euro. Operacioni është shtrirë dhe në provincat e Milanos, Bergamos, Cremona, Modena e Reggio Emilia.

Për të komunikuar mes tyre trafikantët përdorin gjuhë të kriptuar duke identifikuar drogën me emra si nutella, buka e bardhë, verë e kuqe etj.

EMISIONET