Mediu: U konfirmua pushteti i paligjshëm, shqiptarët duhet të votojnë sa më parë

Mediu: U konfirmua pushteti i paligjshëm, shqiptarët duhet të

Kryetari i Partisë Republiken, Fatmir Mediu tha se raporti i fundit i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit konfirmoi se pushteti lokal është i paligjshëm. Ndaj, sipas tij shqiptarët duhet të votojnë sa më parë për një pushtet të ri lokal.

Reagimi i Fatmir Mediut

Raporti përfundimtar i ODHIR konfirmoj edhe njëhere se:

1-Në 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe për pasojë sot kemi një pushtet lokal të paligjshëm dhe shqiptarët duhet në cdo mënyrë të votojnë sa më parë dhe të kenë pushtetin e tyre lokal.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtoje atë.

Në Bashki nuk ka kryetar të zgjedhur, por zgjatim të strukturave Kriminale dhe korruptive të emëruar nga Rama.

Zgjedhjet lokale janë ato të deklaruara nga Presidenti ne datë 13 Tetor.

2-Rama dhe struktura e tij kriminale kane kryer një krim elektoral duke manipuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar kushtetutën dhe dekretin e presidentit, kanë kryer dëm financiar duke zëvendësuar zgjedhjet lokale me zgjedhje politike të Rilindjes.

Kjo sjellje tipike Hitleriane ka vetëm një zgjidhje, organizimi sa më parë të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.

3-KQZ është një zgjatim kriminal I Rilindjes që ka shkelur hapur kushtetutën dhe kodin elektoral.

Deliri kriminal i KQZ ka kaluar çdo kufi, duke i dhëne vetes autoritetin e gjykimit të kushtetutës, përjashtimit të opozitës dhe krijimit të opozitave fiktive. Përgjegjësia e tyre është përgjegjësi përballë ligjit.

KQZ mban përgjegjësi penale për mos organizimin e zgjedhjeve te 13 Tetorit.

Kjo KQZ duhet te ndryshoje sa me pare duke e kthyer ne nje KQZ te balancuar si e kërkon ligji dhe kushtetuta.

4-Rama ka një agjende tmerrësisht anti evropiane dhe antikombëtare, ai dhe Rilindja qëllimisht përpara çeljes negociatave me BE ka shtuar zullumin korruptiv, kriminal dhe I mohoj shqiptareve te drejtën per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Përballja dhe zgjedhjet sa me pare janë e vetmja rrugë për të ndaluar shkatërrimin e vendit.

EMISIONET