Mjekët kanë zbualuar medikamentin që mund të shërojë ose të ndihmojë në shërimin e kancerit të prostatës

Ekspertët e quajnë Olaparib dhe e konsiderojnë si "revolucionare" dhe që mund të ndryshojë trajtimet për të kuruar kancerin. Ky medikament synon të ulë zhvillimin e tumorit te meshkujt.

Kjo mund të ndihmojë shumë meshkuj t'i mbijetojnë sëmundjes por ky medikament është ende në fazat e para të zhvillimit dhe sipas ekspertëve do të jetë në treg për pacientët në 2 ose 3 vitet e ardhshme.

Olaparib ose siç e quajnë synon të vrasë qelizat kancerogjene me kod gjenetik të gabuar si dhe duke furnizuar qelizat e shëndetshme me AND.

Nuk mund të funsionojë në 100% të rasteve me të gjithë meshkujt por për shumicën do të jetë shumë e vlefshme.

Pacientët so të testohen si fillim për të parë nëse ky medikament do të shkatërrojë qelizat kancerogjene si dhe të riparojë qelizat e dëmtuara.

Gjithashtu ata do të përfitojnë nga ky trajtim pasi ajo do t'i kursejë efektet anësore të disa medikamenteve të tjera.

/Ora News.tv/