Mediat kolumbiane zbulojnë të ardhmen e James, pritet vetëm zyrtarizimi

Mediat kolumbiane zbulojnë të ardhmen e James, pritet vetëm

James Rodriguez do të jetë një lojtar i Napolit në sezonin e ri. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat kolumbiane, me "ESPN Columbia" që raporton se Reali i Madridit ka gjetur akordin me klubin italian për ta huazuar në Seria A mesfushorin e tij.

"James ka një klub të ri! Pas kalimit te Bayern Munich dhe mos gjetja e hapësirës te Reali i Madridit kolumbiani do të huazohet te Napoli!"-shkruan media kolumbiane.

Një lajm që përforcon akoma dhe më shumë deklaratën e gazetarit të "Sky Sport Italia", Gianluca di Marzio, që zbuloi se Reali ka rënë dakord ta lejojë 27 vjeçarin të bashkohet me Napolin. Italianët kanë në favor të tyre edhe mundësinë për të blerë përfundimisht kartonin e James.

Italianët do të paguajnë rreth 10 milionë euro për ta huazuar, me të drejtë blerje për një shifër që varion nga 30 deri në 40 milionë euro.  

EMISIONET