Gjate Intervistës Ekskluzive për emisionin "Dite e Re" në RTV Ora  baritoni Gëzim Myshketa ka folur për karrierën e tij në Itali dhe në Gjermani.  I pyetur për shfaqjen e tij të fundit në Itali, "Cavalleria Rusticana" dhe për jehonën që mediat italiane, ai thotë se ndihet mjaft i vlerësuar jo vetem financiarisht, por  edhe profesionalisht. 

Gjithashtu deklaroi se në Shqipëri do të vijë së shpejti me një shfaqje të tijën.

Gezim Myshketa: "Unë u detyrova të bëj rreth 7 shfaqje njëra pas tjetrës. Kjo u vlerësua si diçka jashtë të zakonshmes sepse është e tillë në fakt. Ne gjithmonë, midis njërës shfaqje dhe tjetrës, kemi gjithmonë një ditë pushim sepse stresi vokal është jashtë mase i madh. Sidomos në një opera si "Cavalleria Rusticana" që është goxha e fuqishme dhe e vështirë për tu kënduar. Prandaj gazeta kombëtare 'La Stampa' bëri një speciale për të duke më quajtur baritoni Guiness."


/Ora News.tv/