Kryeministri sapo tha në mbledhjen e Komitetit Rindertimit: Media është jo skandaloze por kriminale.

Zoti kryeministër duhet të dijë, se deri më sot vetëm dictator e kanë cilësuar FJALËN E LIRË, pra median, kriminale.

Fjala lirë nuk bën mort. Historia botërore na ka treguar të kundërën. Ashtu si na ka treguar se është pikërisht politika dhe politikanë që kanë krijuar katastrofa natyrore dhe njerëzore. Nuk është e nevojshme që ti rreshtoj luftrat botërore, në Shqipëri Enver Hoxha për 45 vjet burgosi fjalën e lirë. Pas 90–ës kriminaliteti qê duhet ndaluar sa më parë është politika dhe politikanët ku jeni pjesë edhe ju prej 20 vjetesh në katraurën urbane dhe njerëzore dhe populli është tashmë I neveritur me të gjithë ju nga hurdha dhe nga qepa.

Kryeministri duhet të marrë përgjegjsitë së pari Ai vetë se do të jetë më I besueshëm!
Dhe jo duke hedhur dhe vazhdon ta hedhë fajin kujtdo por kurrë vetes.

Po i kujtoj kryeministrit çfarë ka thënë Thomas Jefferson për median, - më mirë do të pranoja një media të lirë pa shtet se sa një shtet pa media të lire.

/Ora News.tv/