Meçe paralajmëron Ramën për Durrësin: Mos riparo godinat pa bërë ekspertizën inxhinierike

Meçe paralajmëron Ramën për Durrësin: Mos riparo

Inxhinieri Arben Meçe është shprehur se në Durrës ka shumë objekte të larta që në konstruksion duket sikur nuk ka gjë, por në fakt dëmi aty është shumë i madh.

Në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, i kërkoi kryeministrit që të mbledhë  grupet inxhinierike në tryezë dhe të vendosin se çfarë duhen bërë me këto konstruksione, duke theksuar se zgjidhjen ja japin vetëm grupet shkencore.

Arben Meçe: “Ne do futemi në rikonstruksion. Durrësi ka shumë objekte të larta të cilat që  në kontaktin e parë, kush ka qenë në terren, të paktën grupi inxhinierike, kanë kuptuar që nuk ka gjë konstruksioni por dëmi duket shumë i madh, shumë i madh.

Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekti i projektit. Kemi bërë konstruksione shumë elastike, që do të thotë që edhe në momentin që do i riparojmë përsëri ky defekt do shpërthejë.

Kjo do të thotë që grupet inxhinierike duhet ti organizoni ju kryeministër, ti ulësh në tryezë dhe këta të marrin një detyrë të vetme, çfarë duhet të bërë me këto konstruksione që duhen ngurtësuar dhe zgjidhjen e japin vetëm grupet shkencore teknike.

Po nuk bëmë këtë nuk bëjmë dot as riparimin e këtyre ndërtesave. I bëjmë por do gënjehen qytetarët dhe do gënjejmë edhe veten. Janë edhe kushtet teknike, forcën që ka betoni nuk e përballon dot çfarëdolloj muri ti vendosësh, çfarëdolloj kushti teknik ti bësh, elasticiteti i tyre është aq i madh saqë shkatërron ndoshta edhe murin e betonit, po ia vure. Por pa bërë këtë procedurë në mënyrë absolute të mos kalojmë në veprime të tjera.”

EMISIONET