U mbyll një dekadë dhe natyrisht u hap një tjetër, por si çdo fushë të jetës ashtu edhe në futboll është koha për të bërë llogaritë e 10-vjeçarit të fundit në kampionatet elitare të Europës. Uebsajti WhoScored i zgjodhi lojtarët më të mirë nga secila prej 5 ligat e Evropës gjatë dekadës së fundit, duke u bazuar vetëm në statistikat e tyre.

Premier League – Eden Hazard

Në 245 ndeshje për Chelsean, sulmuesi belg arriti t’i shënojë 85 gola, dhuroi  54 asiste dhe i kompletoi plot 909 driblime. Këto statistika vlejnë që Hazrd ai të zgjidhet më i miri i dekadës së fundit në Premier League, duke i lënë pas Sergio Agueuron, Harry Kane e David Silvan.

La Liga – Lionel Messi

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, Lionel Messi i mbizotëroi ballinat e gazetave për La Liga, duke u zgjedhur kështu lojtari i dekadës në ligën spanjolle. Ai e fitoi këtë vend me 369 golat dhe 136 asistet e tij në 343 ndeshjet për Barcelonën në La Liga.

Serie A – Giorgio Chiellini

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në epokën moderne të futbollit, Giorgio Chiellini, është zgjedhur si lojtari i dekadës në Serie A, duke lënë pas sulmues të famshëm Paulo Dybala, Alejandro Gomez e Gonzalo Higuainin.

Bundesliga – Arjen Robben

Holandezi Arjen Robben i mposhti Franck Riberyn dhe Robert Leëandoëskin, për t’u zgjedhur lojtari i dekadës në ligën gjermane. Ai i shënoi 95 gola dhe kontribuoi me 50 asiste në 195 paraqitjet në Bundesligë me Bayernin.

Çuditërisht, në top pesëshe për lojtarin e dekadës në Ligue 1 nuk radhitet as Neymari e as Mbappe. Listën e kryeson kapiteni dhe mbrojtësi Thiago Silva, ndërsa pas tij vijnë Edinson Cavani dhe Marco Verratti.

/Ora News.tv/