Më shumë se 100 të vdekur nga përmbytjet në Nigeri

Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga përmbytjet në Nigeri.

Dy lumenjtë kryesor dolën nga shtrati duke përmbytur vendin.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) tha se shirat e dendura shkaktuan rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e Niger dhe Benue.

Ajo ka rezultuar në një seri përmbytjesh në të gjithë vendin gjatë dy javëve dhe zonat rurale janë më të prekura.

Qeveria u ka kërkuar banorëve të zhvendosen në vende të sigurta.

Mijëra njerëz janë zhvendosur dhe tokat bujqësore janë shkatërruar nga përmbytjet në Nigerinë qendrore dhe jugore.

Në Niger State pasojat kanë qenë më të rënda pasi kanë vdekur më shumë se 40 persona, raporton BBC.

Të paktën 11 vende janë prekur: Këara, Benue, Kogi, Adamawa, Taraba, Kebbi, Bayelsa, Edo, Anambra, Rivers dhe Delta.

EMISIONET