Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete në Kurbin. Policia arrestoi 22 vjeçarin L.T, banues në Fushë Gjormë, ndërsa i sekuestroi dhe  armën e zjarrit tip pistoletë.

"Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në  aksin rrugor Laç-Mamurras,  i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje" njoftoi policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

/Ora News.tv/