Shkollat online edhe këtë vit, aplikimi në universitete nis në fund të korrikut, shkollat rihapen në 14 shtator

Shkollat online edhe këtë vit, aplikimi në universitete nis

Ministrja e arsimit Besa Shahini ka vlerësuar vitin akademik të sapo përfunduar si më të vështirin për shkak të pandemisë. Data 14 shtator do të jetë data kur do të nisnin shkollat mesmi në të cilat do të bëhet edhe online dhe në klasa. Lidhur me maturantët Shahini deklaroi se do të kenë mundësi të aplikojnë për në universitet në  fund të muajit korrik. 

Pas një mature me protesta dhe pretendime për nivel  të lartë vështirësie në tezat e provimit, maturantët do të mund të aplikojnë për në universitet në fund të muajit korrik përmes portalit U Albania.

Në një konferencë për mediet, Ministrja Shahini deklaroi se mesatarja për pranimet në universitete nuk do të ndryshoj këtë vit për  shkak të pandemisë.

"Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme të notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5. Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare.” 

Ndërkohë data 14 shtator do të jetë data e fillimit të viti të ri akademik, ndërsa dy platformat e zhvillimit të mësimit do të jetë ai online dhe në ambientet e shkollave, kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve për të ruajtur distancat mes nxënësve.

“Tani për tani qëndron data 14 shtator. Mund të ndryshojë nëse shohim një rritje të madhe të të infektuarve por tani për tani planifikojmë të nisim më 14 shtator.” 

Në dhjetor pritet që disa shkolla të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të jenë gati.

Debati pati për rastin e abuzimit seksual me nxënësen në një prej shkollave në Babrru, rast për të cilin ministrja u shpreh se nuk kishte informacion paraprak, ndërsa sa i përket rojës së akuzuar, ajo tha se  ata janë në përgjegjësi të bashkive përkatëse.

Dy projekte të rëndësishme që do të aplikohen në shkolla janë , ajo e librave falas dhe shtimi i psikologëve dhe punonjësve social në këto ambiente.

EMISIONET