Me një kostum që personifikon vdekjen, avokati tmerron plazhistët

Me ngrohjen e kohës, shumë qytetarë në Florida kanë thyer karantinën dhe kanë shkuar nëpër plazhe. Ky veprim është kundër masave që janë marrë për parandalimin e koronavirusit, ku SHBA është një nga vendet më prekur nga ky virus.

Një avokat i quajtur Daniel Uhlfelder, i cili është kundër hapjes së plazheve, ka protestuar duke veshur një kostum të zi të frikshëm që personifikon vdekjen. Ai ka trembur plazhistat duke i detyruar ata të largohen nga bregdeti.

"Ne nuk jemi në pikën tani ku kemi testime të mjaftueshme, të dhëna të mjaftueshme, përgatitje të mjaftueshme për atë që do të vijë në shtetin tonë por edhe në të gjithë botën nga kjo pandemi. Unë e di sa të bukura dhe tërheqëse janë plazhet tona. Por nëse nuk marrim masa për të kontrolluar gjërat, ky virus do të dalë jashtë kontrollit”, tha avokati për CNN.

EMISIONET