Reperi Mc Kresha është një nga reperët me të njohur dhe të pëlqyer nga publiku. Ai njihet për jetën e tij profesionale, për lançimin e herë pas hershëm të këngëve të reja dhe bashkëpunimeve të bujshme. Por, Kresha ka zgjedhur të mbajë jetën personale larg vëmendjes mediatike. Kjo gjë sigurisht nuk i pëlqen fansave të tij, pasi ata dëshirojnë të dinë çdo gjë për jetën e këngëtarit, qoftë profesionale ose jo. 

Disa muaj më parë reperi u pa nën shoqërinë e një vajze bionde, madje u përfol për një kurorëzim të mundshëm të dashurisë së tyre në muajin shtator, por kjo mbeti në kuadrin e thashethemit.

Sipas Prive, reperi është në një marrëdhënie me një vajzë të quajtur Erzina dhe do kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Eventi pritet të jetë tejet privat dhe përfshin vetëm një rreth të ngushtë.

Mësohet se Erzina ka jetuar në Kanada dhe tashmë prej 1 viti ndodhet në Kosovë. Ky rikthim i asaj besohet të jetë dhe pika e tyre e takimit.

/Ora News.tv/