"Shpirt i bukur" titullohet projekti ritmik dedikuar dashurisë. Tekstin dhe muzikën e këngës e ka punuar në bashkëpunim me artistin Stine.

Sic është përfolur më parë, këngëtarja Anxhela Peristeri është veshur si nuse për projektin e ri, por nuk i ngjan aspak tradicionales.

Këngëtarja vendosi të tregojë linjat e mira trupore duke ekspozuar këmbët në një fustan tepër modern. 

Pritet që "Shpirt i bukur" të jetë suksesi i rradhës për Anxhelën.

/Ora News.tv/