“Më mirë ne sesa një maniak”, prindërit përdhunonin rregullisht vajzën 12-vjeçare

“Më mirë ne sesa një maniak”, prindërit

Një çift janë arrestuar në Rusi pasi u akuzuan për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare.

Nëna e fëmijës i tha policisë: "Më mirë ne sesa disa maniakë.”

Çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, të dy 34-vjeç, akuzohen për pedofili pasi e kthyen fëmijën e tyre në një ‘skllav seksi’.

Ata mbahen në paraburgim në Volgograd (ish Stalingrad) dhe nëse dënohen, përballen me 20 vite burg.

Vajza iu nënshtrua abuzimeve seksuale të tmerrshme dhe të shpeshta nga dhjetori 2016 deri në mars 2017.

Babai akuzohet për përdhunimin e vajzës,  shpesh me nënën në të njëjtën shtrat.

Ndërsa e ëma akuzohet edhe për torturë seksuale ndaj fëmijës me një penis artificial.

Çiftit iu është hequr e drejta prindërore, që do të thotë se ata kurrë nuk mund të rrisin një fëmijë.

12-vjeçarja është nën kujdesin mjeksor.

Nëna i tha policisë se ajo ishte përdhunuar si një 13-vjeçare.

34-vjeçarja deklaroi në  polici se ajo dhe burri i saj ranë dakord që ta përgatisnin vajzën e tyre paraprakisht për jetën si e rritur.

Torturat e tmerrshme të vajzës u zbuluan kur ajo shkoi tek një mjek për shkak të problemeve me periodat. Mjekët zbuluan se ajo nuk ishte e virgjër. Më pas u tha hetuesve mbi abuzimet seksuale që pësoi nga prindërit.

Ata besonin se ishte më mirë që fëmija të humbiste virgjërinë me babanë e saj, sesa të mësonte detaje të jetës seksuale në mënyra të tjera, shtojnë raportet.

Ajo u detyrua të flinte në të njëjtin shtrat me prindërit e saj, ku edhe iu nënshtrua sulmeve seksuale.

Nëna e saj pranoi se 12-vjeçarja kryente marrëdhënie seskuale treshe.

Gjyshet e vajzës jetonin në të njëjtën shtëpi por nuk kishin dijeni mbi abuzimet seksuale, shpjegon policia.

EMISIONET