“Më kapi aritmia, rrezikova jetën”, Erik Lloshi zbulon momentet e sikletshme pranë Anxhela Peristerit

“Më kapi aritmia, rrezikova jetën”, Erik Lloshi zbulon

Këngëtari i talentuar Erik LLoshi, ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA. Pasi zbuloi histori nga më të ndryshmet rreth jetës së tij personale dhe profesionit të tij, ndër të tjera tregoi dhe një nga momentet më të vështira teksa gjendej pranë këngëtares Anxhela Peristeri.

Ester Bylyku: Cili ka qenë një nga momentet e tua më të vështira në skenë? Që ti mbase edhe sot kur e kujton skuqesh pak.

Erik Lloshi: E mbaj mend shumë mire. Kam patur duetin me Anxhela Peristerin ‘Të kam bërë të qash’, dhe kishim për të dalë nga të dyja krahët e skenës. Dhe në momentin që zbrita shkallet, ngeca në mes të shkalës, sepse më kapi një aritmi, mu veshën sytë dhe nuk shikoja fare. Kur ndjeva që Anxhela po ecte, eca edhe unë por pa parë asgjë, dhe e kam mbaruar këngën gati me sytë e errur.

Ester Bylyku: Nuk shikoje dot fare?

Erik Lloshi: Jo, sepse më kapi një tip tension. Aq sa mund të kisha rrezikuar edhe jetën. 

EMISIONET