Më i mirë se Messi e CR7, Man. United pranë "bishës" goleador

Më i mirë se Messi e CR7, Man. United pranë

Manchester United mposhti City-in në derbi dhe futet në garë për një vend në zonën Champion Laegue. 

Mësohet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka siguruar mbështetjen e familjes Glazer, pronare e  United. Pozitat e Solskjaer tashmë janë të sigurta, me drejtuesit e "djajve të kuq" që kanë shumë besim dhe po e mbështesin projektin e tij.

Shefi ekzekutiv, Ed Woodëard, është i vendosur të sjellë futbollistët më të mirë të disponueshëm në treg. Në shenjestër janë dy mesfushorë të rinj dhe një sulmues. Saul Niguez i Atletico Madridit mbetet një opsion ambicioz, ndërsa të United janë të sigurt për blerjen e Erling Braut Haaland nga Red Bull Salzburgu verën e ardhshme.

United gjithashtu ka shfaqur interes për mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek, i cili ishte pranë Real Madridit verën e kaluar.

EMISIONET