Me fëmijën në makinë, shqiptari kapet duke shitur kokainë në qendrën tregtare

Me fëmijën në makinë, shqiptari kapet duke shitur

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Ancona, pasi u kap me kokainë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua pranë një qendre tregtare në pritje për të shitur lëndën narkotike. Ndërkohë që policia bëri arrestimin, vuri re se në bordin e makinës, shqiptari mbante edhe djalin e tij të mitur.

Pas kontrolleve në automjet, policia gjeti në një zarf kokainën me një cilësi të pastë, e cila nëse do të hidhej në treg kapte shifrën e 8 mijë eurove.

Policia përveç sekuestrimit të lëndës nakorike i gjeti të riut shqiptar edhe 700 euro.

I arrestuari iu dorëzua autoriteteve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

EMISIONET