Një gjykatë japoneze ka marrë vendimin që një gazetar i profilit të lartë duhet ti paguajë 30.000 dollarë një gazetareje, e cila e akuzoi për përdhunim.

Shiori Ito pretendoi se Noriyuki Yamaguchi e përdhunoi në vitin 2015 ndërsa ajo ishte pa ndjenja.

Prokurorët thanë se gazetarja nuk kishte prova të mjaftueshme për një çështje penale, ndaj Ito e ngriti si çështje civile.

Ito është bërë simbol i lëvizjes #MeToo në një vend ku njerëzit rrallë raportojnë sulmet seksuale.

"Jam shumë e lumtur,"- tha 30-vjeçarja, e cila mbante një poster ku lexonte "fitore" pasi u shpall verdikti.

Sipas Itos, 53-vjeçari Yamaguchi, për të cilin thuhet se ka lidhje të ngushta me kryeministrin Shinzo Abe, e ftoi në një darkë për të diskutuar një mundësi të mundshme pune në 2015.

Ajo dyshohen se mund të ishte droguar, pasi kur u zgjuar ishte në një dhomë hoteli dhe Yamaguchi po e përdhunonte.

Ito ishte praktikante në agjencinë e lajmeve Reuters kur ndodhi përdhunimi i pretenduar.

Yamaguchi ishte atëherë shefi i zyrës në Washington për Tokyo Broadcasting System, një firmë kryesore mediatike në Japoni.

Një studim i qeverisë për vitin 2017 zbuloi se vetëm 4% e viktimave të përdhunimit në Japoni raportuan krimin në polici.


Yamaguchi

/Ora News.tv/