Ylli Baka është një nga këngëtarët që merr pjese në shumë koncerte dhe dasma si brenda dhe jashtë vendit. Në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora ai ka treguar se merr dhurata të shumta nga fansat e tij sidomos në Amerikë dhe Australi.

Fatma Haxhialiu: Të ngacmojnë nëpër koncerte?

Ylli Baka: Edhe ngacmojnë ndonjëherë.

Fatma Haxhialiu: Dhe si reagon ti? 

Ylli Baka: Mirë po ti?(qesh) Unë kam një huq që nuk e heq dot. Si të gjithë artistët këndoj me sy mbyllur. E më thonë bëjmë një foto tjetër se s'ke dalë mirë. Njëra sjell lule, njëra sjell arushe, ku di unë. Të gjithë që udhëtojnë në Australi apo Amerikë nuk shpëton pa dhuratë. Të gjithë janë të malluar, dikush një parfum, dikush një telefon. Unë bëj nja 50 Cd kur iki jashtë. Shkruaj dedikime me respektet në fund Ylli.


/Ora News.tv/