Me 300 euro falso blinin karburant nëpër Tiranë, dy në pranga

Me 300 euro falso blinin karburant nëpër Tiranë, dy në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona me akuzën e falsifikimit të monedhave.

 Operacioni policor i koduar  “Euro 2” çoi në arrestimin e shtetasve  Genci Muja 37 vjeç, banues në Krujë dhe Denis Ibrahimi 21 vjeç, banues në Fushprezë.

Sipas policisë, "këta shtetas veçmas nga njëri- tjetri, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara, të prerjeve 50 dhe 100 Euro, në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës".

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Genci Muja dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur me 25 nëntor të këtij viti në rrugen “Aleksander Moisiu”, ku në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartmodhe 100 euro e dyshuar si e fallsifikuar.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas dyshohet se mund të ketë kryer në këtë fushë.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 183 dhe 143 i Kodit Penal.

EMISIONET