Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes ka vendosur që seanca për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet të martën me 20 mars, në orën 16:00

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se shpreson se kjo çështje më në fund do të zgjidhet.

Ndërkaq, Veseli tha se më 20 mars do ta përfundojnë marrëveshjen.

“Jam i bindur se bashkërisht do t’ia arrijmë, demarkacioni është në interes të të gjithëve”, tha Veseli.

Ndryshe, seanca ku do të votohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, ishte thirrur që nga mesi i prillit, por e njëjta ishte shtyer 3 herë. /Telegrafi/

/Ora News.tv/