Mbytet varka me emigrantë, mes 7 të vdekurve, 2 janë fëmijë

Mbytet varka me emigrantë, mes 7 të vdekurve, 2 janë

7 emigrantë humbën jetën mëngjesin e sotëm ndërsa varka me të cilën udhëtonin u fundos 2.5 milje larg Pamfylonit, jashtë qytetit të Mytilenes në Greqi. Viktimat janë dy fëmijë, katër gra dhe një burrë.

Mediat greke raportojnë se 57 persona të tjerë janë shpëtuar dhe transportuar në portin e Mytilenes.

Viktimat dhe të mbijetuarit mësohet se ishin të gjithë afrikanë.

Një operacion kërkim-shpëtimi është në proces nga dy anije të Gardës Bregdetare, një anije Frontex, një anije greke e shpëtimit dhe një helikopter.

Varka plastike në të cilën udhëtonin refugjatët ishte nisur rreth orës 2 pas mesnatës. Por pak para se ajo të mbërrinte në Lesbos u fundos, ndoshta edhe për shkak të mbingarkesës.

EMISIONET