Vjen nga Amerika për pushime, vdes 68-vjeçari tek Shkëmbi i Kavajës

Vjen nga Amerika për pushime, vdes 68-vjeçari tek Shkëmbi i

Një 68 vjeçar ka humbur jetën tek Shkëmbi i Kavajës mesditen e së dielës (19 gusht).

Viktimës Agur Isufi i ka rënë të fikët rrenë breg të detit dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Edhe pse iu është dhënë ndihma e parë, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:15.

"Nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt,"-raporton policia.

Mësohet se 68-vjeçari nga Mallakastra jetonte në Amerikë dhe vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Durrës për të kaluar pushimet.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET